Studenti i shkëlqyer i Mjekësisë që jeton në kushte të rënda bashkë me familjen

Agon Zhinipotoku, një qytetar nga Ferizaj, ka ndarë një rrëfim prekës për një familje nga Kaçaniku.

Në këtë shtëpi që po e shihni në pamje, jeton një student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, bashkë me dy prindërit e tij.

Studenti në fjalë posedon notë mesatare 9.5 dhe kushtet e vështira financiare ia kanë vështirësuar edhe rrugën e shkollimit.

“Me pas pare me nejt n’konvikt, krejt 10-she i marr“, citohet të ketë thënë studenti në fjalë.