Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Është pa drejt, pra të kushtëzohet Kosova me kritere që fare nuk kanë të bëjnë dhe as nuk kanë lidhje me procedurat e anëtarësimit të shteteve në KiE. Pra duhet të ndalen këto tentativa për kushtëzim, mos të ketë kritere jashtë kritereve. Kosova duhet të anëtarësohet vetëm në bazë të kritereve standarde të barasvlershme e të përcaktuara për të gjitha shtetet dhe praktikat e deritashme. Nuk duhet kushtëzuar jashtë rregullativës.
Kosova i plotëson kriteret bazë të anëtarësimit dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë, aq më mirë. Anëtarësimi i Kosovës më tepër sjell obligime shtesë për Kosovën se sa përfitime. Pra Kosova edhe formalisht me anëtarësim obligohet që ti plotëson të gjitha konventat e kësaj organizate. Pahor mund të jetë emisari i fundit për të ndërmjetësuar në dialogun për normalizim të relacioneve Kosovë-Serbi, apo përmbyllës i këtij dialogu të stërzgjatur dhe deri tash totalisht të dështuar, të pa suksesshëm. Tash nëse themelohet edhe Asociacioni është fundi i këtij dialogu maratonik dhe problematik.
Sidoqoftë duhet të punohet për përmbylljen e tij. Tash a do të jenë palët e kënaqura është e pamundshme të thuhet por disi duhet të vij deri te fundi. Me rëndësi është zgjidhja disi e pranueshme nga përmasa 50 me 50%; sepse të kënaqur absolut nuk do të jenë asnjëra palë, por duhet të mjaftoj që këto dy shtete të anëtarësohen në BE.