Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se do t’i siguroj votat për Kodin Civil, ku lejohen martesat e së njëjtës gjini dhe se planifikon që ky projektligj të kaloj gjatë muajit maj.
Lidhur me këtë deklaratë të Kurtit për GazetaBlic,ka folur teologu dhe Hoxha i Hanit të Elezit, Nusret Shiti.
Ai tha se miratimi i këtij kodi nga Kurti është hapi më i gabueshëm politik i tij në këto vite qeverisje.
“Ky insistim aq këmbëngulës i Kurtit për miratimin e këtij kodi është hapi më i gabueshëm politik i tij në këto vite qeverisje. Të deklarohesh pro mbrojtjes së familjes e pastaj të dalësh me këtë fushatë, është një kontraditë e llojit të vet. Sikur ky angazhim kaq i madh i tij të ishte në zgjidhjen e plotë të problemeve sociale dhe urgjente do të ishte shumë më mirë sesa që i duket urgjente miratimi i kodit për martes mes të njejtës gjini”, deklaroi ai .
Tutje ai tha se ky projektligj është pro zhdukjes së njeriut dhe si dukuri është kundër gjdo religjioni.
“Ky kod është pro zhdukjes së species njeri dhe si i tillë ky fenomen ka qenë ndesh me të gjitha kulturat dhe religjionet përgjatë gjithë histories”, u shpreh ai.
Tutje teologu Shiti tha se kjo do të jetë një e keqe që do të lë qeveria Kurti, popullit tonë.
“Në aspektin politik kosovarë miratimi i këtij kodi do të jetë një e keqe që do të na e lë qeveria Kurti pasi ta përfundon këtë mandat që për tu përshëndet me pozitën që ka ndoshta dhe për të mos u kthyer më. Mendoj se ky hap është shumë i qëlluar për ti dhënë një “kroshe” me fatalitet partisë së tij nga brenda”, tha ai.
“Mua më duket se ky angazhim aq i madh i Kurtit, do të jetë fundi i tij në qeverisje”, theksoi Shiti.
Për në fund, Hoxhë Nusret Shiti tha se “jo vetëm unë por mendoj se i gjithë populli kosovarë është kundër derisa edhe ata që e votojnë në parlament, jashtë dyerve të kuvendit thonë se janë kundër. Nëse jemi në “ demokraci” të mos ushtroj presion për votimin e këtij kodi. Sikur të kishte në vendin tonë një referendum për këtë atëher shumë më mirë do ta kishte kuptuar Kurti se a po miraton diçka pro apo kundër vullnetit tē popullit”.