Kader Kicaj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pati përlotur të gjithë kur kishte treguar historinë e jetës së saj.
Në rrëfimin për Vëllain e madh, ajo pati treguar se nëna e kishte braktisur dy muajshe duke bërë që të rritet me njerkën.
“Babai kur u martua me njerkën, ajo ka pasur dëshirë ta largoj babanë prej neve, ka pasur qejf ajo vetëm me pas vëmendjen e babait. E ka bërë një fëmijë. Na ka mbyllur në dhomë. Ka thënë që mos të flasim, mos të bëjmë zhurmë. Gjithmonë kam ndenjur në dhomë vetëm. E kam pasur një kukull, e kam quajtur atë nënë, flisja me të. Gjithmonë kur më kanë pyesur, i kam thënë është nëna ime. Jam e bekuar që kam lindur në atë familje, që e kam pasur gjyshen, babanë, xhaxhanë, ama nënën nuk e kam pasur. I kam pasur 13 vjet, të gjithë do shkruanin letër për nënë. Erdhi një shoqe më tha oh sa mirë ti nuk ke nënë, i kam thënë e kam gjyshen. i kam marrë disa hapa, i kam thënë që më kanë dërguar të shtëpisë.
Kam dashur t’i jap fund jetës time, e pata shkruar një letër shtëpisë, i kam thënë: nuk po dua të jetoj më. Shumë keq e kam përjetuar atë që më tha një shoqe për letrën për 8 Mars, që nuk kisha kujt t’i shkruaj. Babai është kujdesur gjithmonë financiarisht. Kam dashur që një herë me babanë, nënën dhe motrën, të hanim një darkë së bashku. Babai gjithmonë ka thënë, duhet të shihni mamin, ajo iu ka rritur. E kisha si një njeri që se njoh, jo si me një nënë me fol, muhabet. Unë jam e lidhur me babanë shumë, se kujdeset për mua shumë. E kam falur mamin, nuk kam lidhje kam thënë”, ishte shprehur Kader mes tjerash në rrëfimin e saj.
E duket se kapitulli i ri i jetës së saj pas aventurës në shtëpinë më të famshme që e bëri personazh të dashur në publik, i ka hapur rrugën edhe një tjetër faqe në raport me nënën.
Kaderi ka postuar sot fotografi me nënën, nipin dhe motrën e saj, Lejlën me të cilën ka bashkëudhëtuar në çdo hap të jetës.