LAJMI FUNDIT| Gani Geci përfundon në spital

Gani Geci është shoqëruar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, pas disa shqetësimeve shëndetësore.

 

Burime të IndeksOnline pohojnë se Geci shfaqi shqetësime me zemrën, teksa u dërgua me urgjencë në spital.

Të njëjtat burime pohojnë se Geci po trajtohet në repartin adekuat, për luhatje të tensionit.

 

Problemi shëndetësor i Gecit u shfaq dje pas orës 6, me ç’rast njësitet relevante e shoqëruan në spital.

Kujtojmë se atij iu shqiptua masa e paraburgimit për një muaj, pas kanosjes që i kishte bërë gazetarit Lirim Mehmetaj.