Historiani i njohur Jusuf Buxhovi, ishte mysafir i edicionit të sontëm të Rubikonit në Klan Kosova.
Buxhovi tha se shteti i Kosovës është e arritura më e madhe e shqiptarizmit në këtë shekull.
Ai theksoi se klasa politike e cila erdhi atëherë në pushtet kishte për qëllim të shfrytëzonte shtetin për pushtet.
“Se sa që shteti të ndërtohet në përputhje me konceptin për një shtet perëndimor, shtet demokratik, shtet të lirë për të cilin edhe ishte luftuar edhe ishte derdhur gjak”, tha Buxhovi.
Historiani shtoi se ajo klasë politike e konsideronte shtetin si pronë të veten.
“Mund të bëhet çfarë të duhet me të dhe këtu është ai problemi më i madh”, tha ai në Klan Kosova.