Vdes njëri nga ish ushtarët më të dallur të UÇK-së në Zonën e Drenicës

Ka ndërruar jetë njëri nga ish ushtarët më të njohur të UÇK-së.

Ali Hoti ishte njeru me vyrtyte të larta morale dhe patriotike, shkruan Jepi zë.

Lajmin për vdekjen e tij përmes një postimi e ka dhënë ish komandanti i Zonës Operative të Drenices, Sami Lushtaku.

Postimi i plotë:

Më pikëllim dhe dhembje të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë bashkëluftëtari Ali Hoti nga komuna e Klinës.

Aliu ishte njëri prej luftëtarëve më të dalluar të UÇK-së në Zonën e Drenicës, burrë i fjalës e i nderit, patriot i madh i cili ka bartë në vete shumë virtyte njerëzore.

Do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e madh që ka dhënë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Ngushëllime familjes Hoti, miqve dhe dashamirëve!