A e njohu Armenia shtetin e Kosovës? Kryeministri i Armenisë përdor flamurin e Kosovës në njoftim për takimin me Kurtin

Një detaj i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në njoftimin e kryeministrit të Armenia lidhur me takimin e tij me kryeministrin në detyrë të Kosova, Albin Kurti.

 

Në përshkrimin e publikuar, krahas flamurit armen, kryeministri i Armenisë ka vendosur edhe flamurin e Kosovës – një veprim që po cilësohet si i papritur dhe me peshë simbolike, duke pasur parasysh se Armenia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ky detaj ka ngjallur reagime dhe interpretime të shumta, pasi përdorimi i simboleve shtetërore në komunikimet zyrtare shpesh konsiderohet si mesazh diplomatik. Edhe pse nuk ka një deklaratë zyrtare për këtë veprim, vendosja e flamurit të Kosovës shihet nga shumë si një sinjal i mundshëm i zbutjes së qëndrimeve apo hapjes ndaj raporteve më të afërta ndërmjet dy vendeve.

Takimi mes dy kryeministrave vlerësohet si një hap drejt komunikimit dhe bashkëpunimit, por pikërisht ky detaj – flamuri i Kosovës në njoftimin e kryeministrit armen – është ai që ka “rrëmbyer” vëmendjen dhe po dominon diskutimin publik.