Një grua raportohet të jetë vrarë të martën në mëngjes në Pejë. Dyshohet se gruaja është vrarë nga bashkëshorti. Një zëdhënës i Prokurorisë ka thënë se është arrestuar i dyshuari. Sado i rëndë që është ky lajm, disa persona e kanë shfrytëzuar atë për të bërë shaka me vrasjen e grave.
Në grupin “Shërbimi Informativ i Kosovës: BBK News” në rrjetin “Facebook”, një llogari me emrin Amar B. Zhita ka publikuar një foto-ilustrim me mbishkrimin “Kosova rrezikon të mbetet pa gra deri në vitin 2050”.
“Pas mungeses se mjekeve dhe fuqise puntore, Kosoves i kanoset edhe nje rrezik tjeter pas ngjarjeve te fundit” – ka shkruar kjo llogari.
Një person me emrin Lanti Fejza e ka vazhduar talljen e paturp, duke komentuar: “Sa e ka kuotën mu vra nezer ka Prizreni”.
Një llogari tjetër ka shkruar: “Conter strike me gra po lujn”./Nacionale