Atmosfera në shtëpinë e Big Brother ka qenë e nxehtë sot, pasi Meritoni Mjekiqi dhe Heidi Baci janë përballur në një debat të hapur për nominimin “kokë më kokë” në spektaklin e nesërm.
Meritoni i propozoi Heidit një dalje në nominim të dyve bashkë, por ajo refuzoi, duke e quajtur atë “shumë të fiksuar”.
Edhe pse Meritoni përpiqej të bindte Heidin për këtë marrëveshje, Romeo Veshaj hyri në debat me një reagim të ashprë, duke i kërkuar Meritonit që të dalë në nominim me të.
Në këtë moment, tensioni u rrit ndërmjet Romeo dhe Meritonit, me Romeo që i tha Meritonit të “merrej me burrat”.
Megjithatë, Meritoni mbeti i vendosur për të vazhduar këtë debat, duke premtuar se do të dalë në nominim me Romeo pas kësaj.
Situata e ftohtësuar prej tyre tregon se rivaliteti në shtëpinë e Big Brother po shtohet, duke sjellë emocione të forta dhe konflikte.
Shiko videon: