Deklarata e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, se një pronë në vlerë 4 milionë euro i është bartur një serbi ende pa qenë ky ministër, ka nxitur reagimin e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Gazetari Mehmetaj ka akuzuar ministrin Peci se po gënjen edhe për Bajram, duke publikuar një dokument sipas të cilit bartja apo tjetërsimi i pronës së ministrisë tek serbi Jovica Denic ka ndodhur gjatë kohës sa Peci ka qenë ministër, pra në vitin 2021.
“Pronat eshte e vertete qe jane tjetersu, po jane tjetersu sa ke qene ti minister, ne vitin 2021. Njejte edhe kjo prona per kete serbin eshte tjetersu (eshte be bartja) me 22 qershor 2021, sa ky ka qene minister. Ky ka rrejte qe ne 2020.” – shkruan Mehmetaj.
Sipas Mehmetajt ka edhe prona tjera që janë tjetërsu në kohën sa Peci është ministër i Bujqësisë.
Postimi i plotë:
Ky po rrejka edhe per Bajram more.
Pronat eshte e vertete qe jane tjetersu, po jane tjetersu sa ke qene ti minister, ne vitin 2021.
Njejte edhe kjo prona per kete serbin eshte tjetersu (eshte be bartja) me 22 qershor 2021, sa ky ka qene minister. Ky ka rrejte qe ne 2020.
Qysh eshte e mundur me mashtru keshtu kaq ashiqare more. A bash hic dert nuk e keni a?
Perndryshe, e kam siguru raportin e ministrise per keto ceshtje. Ne kohen e tij kane ndodhe me shume tjetersime se ne cdo periudhe tjeter.
Shihni me poshte dokumentin ku tregohet se kur ka ndodhe azhurimi (bartja e prones) ne emrin e Jovica Denic.