Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka festuar ditën e djeshme 31-vjetorin e lindjes, këtë herë pa Bes Kallakun, pasi dyshja flitet se është ndarë dhe tashmë kanë nisur procedurat ligjore të divorcit.
Xhensila e festoi ditëlindjen krah dy fëmijëve të saj Ajka dhe Ajmen dhe mikeshat e saj, teksa u shfaq mjaft e lumtur dhe e buzëqeshur.
Sot, këngëtarja ka ndarë fotot nga festa, ku mesa duket në mesazhin krahas pamjeve ka konfirmuar edhe ndarjen nga aktori.
“Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme për ta! MëShumëS’kaVend”. Ps: Faleminderit për çdo urime të përzemërta që më keni dërguar ”, shkruan Xhensila në rrjetet sociale.