Avokati Arianit Koci, ka reaguar pas lajmit se Komisioni Parlamentar i Parlamentit të Evropës, ka miratuar liberalizimin e vizave për qytetarët serbë me adresa të Kosovës.
Koci ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që t’i konfiskojë të gjitha pasaportat serbe me adresa të Kosovës, pas sipas tij, të njëjtat janë dokumente ilegale, përcjell Bota sot.
Avokati Koci, në postimin e tij në Facebook, ka alarmuar se Kosova do të kthehet nën tutelën e Serbisë, nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon të stimulojë Serbinë me kërkesa ekspanzioniste ndaj Kosovës.
Reagimi i plotë i Kocit:
Pasaportat serbe me adresa të Kosovës, një komision parlametar i Parlamentit të Evropës i paska legalizuar. Iu ka hequr vizat.
Ato janë dokumente ilegale – për Kosovën dhe çdo shtet që e ka pranu atdheun tanë.
Në anën tjetër, në vazhdimësi po inistohet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, që dinari të mbetet mjet i pagesës në Kosovë.
Këto veprime të bashkësisë ndërkombëtare, po e stimulojnë Serbinë me vazhdu me kërkesa ekspanzioniste.
Kemi hyrë në rrugë pa kthim!
Tash ka mbetur vetëm edhe të kthehet policia dhe ushtria serbe te ne – dhe mbyllet qarku.
Nëse vazhdohet kështu, jo vetëm që kemi me e humbë veriun, por rrezikojmë që komplet Kosova të kthehet nën tutelën serbe.
Prandaj, pas vendimit për pasaportat serbe, nuk na ka mbetur asgjë tjetër përveç se me e kqyrë interesin tonë – deri në radikalizim të gjendjes poltike.
Përndryshe, pavarësisht se si do të pozicionohemi; pavarësisht se sa do të bëjmë lëshime dhe taktizime në emër të partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare – Kosova do të bëhet shtet jofunksional.
P.s
Si dokumente ilegale, shteti i Kosovës duhet me i konfisku të gjitha pasaportat serbe me adresa të Kosovës!
Madje, fushata duhet të fillojë menjëherë!