Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, i ka reaguar gazetarit Baton Haxhiu pasi ai në një shkrim të tij thotë se në gjithë këto vitet e pasluftës është një gjë që s’ka ndryshuar, dhe sipas tij, ajo është Mimoza Kusari. Gazetari kosovar thotë se Kusari-Lila ka një dëshirë të jashtëzakonshme për të qenë në vëmendje, për të pasur pushtet dhe për t’u pasuruar.
Teksa e thotë një gjë të tillë rreth dëshirës për vëmendje të Kusari-Lilës, Haxhiu përmend një intervistë 60 sekondëshe të ish-ministres të dhënë në “Prive” vite më parë, në të cilën ajo pranon të flasë edhe rreth asaj se a fle me apo pa të brendshme.
Haxhiu thotë se dëshirën e saj për vëmendje e dëshmon edhe fakti se Kusari-Lila ka qenë pjesë e të gjitha partive politike, si ARK, PDK, LDK , e së fundi edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nuk e kam parë, por sa më tregove ti dhe disa ma kanë përmendur. Kam ndje keqardhje për atë njeri, në nivelin se si ka ra gjuha e tij, pa asnjë fakt për atë që e ka thënë. Dhe nuk kisha dashur të shkojë më tutje. Në një farë mënyrë, largimi kthimi në skenën mediatike.”, tha fillimisht ajo në DPT te Fidani në T7.
Ajo komentoi edhe deklaratën e Haxhiut ku e quan Alternativën “kolibë” dhe se Kusari-Lila ka nevojë për para dhe vëmendje.
“Për deklarime të tilla të cilat janë tepër lehtë të verifikueshme, qoftë nga pasuria e mënyra se si kam vepruar, ato janë në dokumente publike”, thotë ai.
“Alternativa është në fakt një parti politike ndoshta në masë jo me shtrirje të gjerë dhe popullsitë, por me ide liberale dhe demokratike. Tash kemi bërë 5 vjetorin e themelimit. Kush pak e ka besuar. Në atë frymë të liberal-demokracisë do të vazhdojmë. Si e shohin të tjerët është punë e tyre, varet edhe sa shohim”, shtoi ajo.
Tutje Kusari-Lila tregon një rast kur Haxhiu në një emision të tijin kishte futur vlerësime të qytetarëve për qeverisjen në Gjakovë, por që sipas asaj, deklarimet ishin të vitit 2013 dhe ai i prezantonte sikur të vitit 2017.
“Duhet ta pyetni atë. Ndoshta e ka me veten e vet. Se me mua nuk ka komunikim. Herën e fundit më 2017 kam qenë në një emision sikur te ai. Në Klan më kishte publikuar disa “vox-pop” ku flsite me qytetarë kur isha kryetare e komunës dhe kishte futur disa deklarime të qytetarëve të cilët flisnin për vitin 2013, e jo për qeverisjen time në Gjakovë. Më shkroi një qytetar, më tha se foli gjyshi im në emision, por ai ka vdekur që dy vite. Unë reagova aty. Ishte një situatë ku televizioni i tij publikoi një mashtrim publik. Në një farë mënryë, një gazetare aty u fajësua dhe u shkarkua. Por në ndërkohë se si e ka parë ai veprimin tim politik. Po e shoh që po sulmon të gjithë. Ndoshta edhe pastrohet kështu”, përfundoi ajo. /Gazeta Express/