Në përputhje me legjislacionin në fuqi do të merren veprime për pasuritë e paluajtshme në veri të vendit të terroristit, Milan Radoiçiq, dhe më pas pritet tu jepen në shfrytëzim organeve të sigurisë.
Por, deri në atë moment do të mirëmbahen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe nga Policia e Kosovës.
Kështu ka deklaruar në TV Dukagjini, Genc Nimoni, këshilltar i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Tashmë kemi vendime dhe urdhra të gjykatës për konfiskim dhe sekuestrim. Dhe MD-ja do të thotë edhe sipas rolit të saj është duke e vazhdu këtë operacion. Kemi edhe rezultate në këtë drejtim, kemi mjete të konfiskuara. Sepse dallojnë kategoritë, në rastet kur kemi mjete me të cilat kur veprat penale ose ka marrë pjesë direkt në këtë agresionin e 24 shtatorit ne në bazë të legjislacionit të fuqi ne bëjmë edhe konfiskim dhe kjo edhe ka ndodhë. Janë konfiskuar 34 vetura, pastaj kemi mjete të tjera që janë mjete luftarake bazuar në atë që kishte ndodhur sulmi terrorist i 24 shatori”, ka thënë Nimoni.