Ditën e djeshme në rubrikën “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën ka qenë e ftuar ish-konkurrentja e Për’puthen Gabriela Arapi.
Kjo e fundit në një lojë me Ronaldon, ka shprehur mendimin për disa personazhe publik. Kur erdhi radha tek Bardhi, Gabriela merr foton e reperit e palos dhe e fut tek gjoksi.
Ajo shprehet se Bardhi është një djalë shumë i mirë dhe i pëlqen karakteri. Ndërsa përsa i përket Sarës, partneres së Bardhit, Gabriela preferoi që fotografinë e saj ta digjte me çakmak. Ajo ka shprehur se edhe pse nuk e njeh, Sara i jep një energji negative dhe nuk e ka aspak qejf.
Por mesa duket kjo intervistë u bë dhe mollë sherri, pasi Bardhi ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale dhe i kthehet Ronaldos me tone të rënda, duke e quajtur “rob fake” dhe “teta Rona”. Bardhi shprehet se këto komente dashakeqe që po i bëhen Sarës, po e dërgojnë në spital, duke nënkuptuar që Sara nuk e ka përballuar aspak mirë.
Më tej Bardhi shton se Sara po përballet me situata shumë të vështira çdo ditë dhe sërish vazhdon të qëndrojë e fortë.