Aktorja Egla Ceno, është përjashtuar përfundimit nga “Big Brother VIP’ ditën e sotme, pas një vendimi nga produksioni për një veprim që ajo kishte kryer ndaj Meriton Mjekqit, duke i hedhur atij gotën me alkool në kokë.
Egla e prit me mjaft sportivitet vendimin ndaj saj, por një pjesë e konkurrentëve nuk e kanë pritur aspak mirë, të cilët kanë filluar të fajësojnë çiftin Meriton-Ilnisa.
Po ashtu, për përjashtimin e Eglës nuk kanë munguar as reagimet nga ish-konkurrentët e BBV, ndër ta edhe ish-banori i BBV2, Armaldo Kllogjeri.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka uruar Eglën që pas përjashtimit së saj të jetë ende në punë, ndërsa ka treguar se ai vetë kur ka dalë nga BBV, e ka gjetur veten në rrugë.
“Ah moj Egla uroj që ende të jesh në punë (në teatër) tani që dole nga ‘BBV3’, sepse unë kur dola nga ajo shtëpi e gjeta veten në rrugë”, ka shkruar Armaldo në ‘Instastory’.