I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministrit aktual, Albin Kurti për një ballafaqim në debat publik, duke i thënë se prej sot ‘kur të don dhe ku të don’.
Hamza u pyet në Rubikon se a do t’i kërkojë kryeministrit Kurti një duel në debat.
Hamza ishte i shkurtër, duke thënë se i kërkon debat Kurtit, madje ai tha se kryeministri mund ta caktojë kohën dhe vendin.
“Prej sonte kur të don, ku të don edhe i garantoj debat të edukuar”, u shpreh kandidati për kryeministër i PDK-së.
E si përgjigje të PDK-së ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e quajti kryetari i PDK-së Memli Krasniqi vendimin e djeshëm që ta nominojnë Bedri Hamzën për kryeministër, në garën që ende nuk ka ditë fillimi.