Bajrami-Kurtit: E ke paralajmëru largimin me zgjedhje të reja, më mirë dorëhiqu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i thotë kryeministrit Kurti se në stadiumet e Pejës e Gjilanit ka investuar zero euro gjatë mandatit të tij qeverisës, dhe këtë ajo thotë se e din qytetarët.

“Sikurse keni mashtru me ndërtimin e 160 çerdheve, njësoj po tentoni me publiku shifra imagjinare”, thotë Bajrami në profilin e saj në Facebook.