Si e kundërshtonte Vetëvendosje marrëveshjen që po e lavdëron tani? (VIDEO)

Drejtuesit e lëvizjes Vetëvendosje që tani e drejtojnë qeverinë e Kosovës, kishin protestuar shumë kur ishte arritur marrëveshja për energjinë midis Kosovës dhe Serbisë, për zbatimin e së cilës e finalizuan udhërrëfyesin këtë të martë në Bruksel.

Marrëveshjet e energjisë janë arritur mes Kosovës dhe Serbisë, më 2013 dhe 2015, derisa ishte kryeministër Isa Mustafa.

Atë kohë, partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje e cila ishte në pushtet i patë kundërshtuar marrëveshjet e arritura nga Mustafa, duke filluar nga konferencat dhe deri tek hedhja me vezë ndaj ish-kryeministrit në seancën e Kuvendit.

Ishte Visar Ymeri, kryetari i atëhershëm i Lëvizjes Vetëvendosje, kishte thirrur konferencë më 10 shtator të vitit 2015 kundër marrëveshjes për energjinë.

Ymeri tha se me këtë marrëveshje Serbia, është bërë hisedare e pronës së Kosovës, ndërsa e ka ndar në dysh sistemin e energjisë.