Vajzat u gjendën në një situatë të bezdishme – banakieri u solli faturën me një mesazh të fshehur, gjithçka u zgjidh menjëherë

Baristi Max Gutierrez, i cili punon në Shën Petersburg (Florida), është shndërruar në hero nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Statusin e ka fituar me veprimet në vendin e punës dhe gjithçka ka nisur kur ka vënë re në lokal një burrë i cili po bezdiste dy vajza.

Njëri prej tyre, Trinity Ali, shpjegoi me detaje se çfarë ndodhi dhe Max u bë një yll viral, transmeton LadBible.

Të rejat ishin ulur në lokal kur një “djalosh agresiv” iu afrua atyre. Pas ca kohësh, banakieri erdhi me faturën dhe një mesazh të veçantë.

“Nëse ky njeri të shqetëson, vendosi flokët në supin tjetër dhe unë do ta largojë”, ka shkruar ai.

“Në fund iu desh t’i bërtiste. Ai i tha të largohej nga rruga, se ne nuk jemi të interesuar”, shtoi Trinity.

Historia u bë virale dhe më në fund doli legjenda Max.

“Këtë e kam mësuar nga mentorët e mi. Për t’i lexuar njerëzit mirë, gjuhën e trupit… Djali lëshonte dridhje të çuditshme, ndaj e mbajta nën vëzhgim. I dhashë një shans, i lashë vajzat t’i thoshin ‘jo’, por ai nuk u dorëzua dhe vazhdoi të shante. Në fund i bërtita, edhe pse nuk më pëlqen ta bëj këtë”, tha banakieri. /Telegrafi/