Rrezikon deri në 4 vite burg, çfarë pritet të ndodhë me Luiz Ejllin

Luiz Ejlli, një prej personazheve të dashur për publikun, po përballet me një proces gjyqësor, ku këngëtari është i pandehur si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Në datën 26 shkurt pritet të jepet vendimi nga Gjykata e Fierit, ndërsa Prokuroria e akuzon Ejllin për falsifikimin e dokumenteve në bashkëpunim.

Drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021 aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A. si të pajustifikuara me burime të ligjshme.

Data për paraqitjen e tij para gjykatës ishte caktuar për datën 12 shkurt, por për shkak të arsyeve të ndryshme, ajo u shty deri më 26 shkurt.

Luiz Ejlli për këtë veprë penale, e cila në bazë të kodit të procedurës penale mund të dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 4 vite.