Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë të dielën në Sarajevë se dhënia e statusit të kandidatit në BE për Ukrainën dhe Moldavinë do të nënkuptonte se duhet t’i jepet diçka edhe Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe li bera lizimin e vi zave të qytetarëve.
“Ne, të paktën në Parlamentin Evropian, po përmendim gjithmonë se në rast se ka status kandidat për Moldavinë dhe Ukrainën, duhet t’i japim diçka edhe Ballkanit Perëndimor për të treguar se ne mund të konsiderohemi të besueshëm, se besimi ynë nuk humbi plotësisht”, tha eurodeputetja.
Ajo tha se kjo do të ishte dhënia e statusit të kandidatit për në BE për Bosnjën, si dhe hapja e bisedimeve të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe lib eralizimin e vi zave për Kosovën, raportojnë mediat në Sarajevë.
Viola von Cramon është pjesë e një grupi eurodeputetësh dhe anëtarësh të Bundestagut nga Grupi i Gjelbër, të cilët po qëndrojnë në Sarajevë për t’u njohur me situatën në Bosnjë.
Krahas saj, në Sarajevë për vizitë janë edhe kryetari i delegacionit të Parlamentit të BE-së për marrëdhënie me Bosjnë dhe Hercegovinën Romeo Franz dhe deputeti i Bundestagut, Boris Mijatoviq.