Nëna e Lumbardhit zbulon se a i kanë blerë votat për fitoren e BBVK2. Lumbardh Salihu, fituesi i Big Brother VIP Kosova ka organizuar një “paradë të fitores” në qytetin e tij, ku është mbështetur nga familja dhe e dashura e tij Kader Kicaj.
Ai sot gjatë ditës ka festuar në sheshin e Vitisë, ku i ka ftuar qytetaret të takojnë atë.
Gazetarja e lajmi.net, Florjana Hoti gjatë këtij organizimi ka biseduar me nënën e Lumit dhe e ka pyetur për 200 mijë votat të cilat ia mundësuan fitoren Lumit.
“Kur është shpall fitues Lumbardhi jeni dëgjuar duke i thënë t’i kemi siguruar 200 mijë vota, qysh i keni siguru ato?”, e ka pyetur gazetarja.
“Jo s’është e vërtetë, jo jo e paskan montuar se as që vjen në shprehje.
Jo atë qytetarët, fansat e kanë votu, normal që krejt kanë kontribu edhe na si familje ama ma shumë, normal që na s’kishim mujt me i siguru 200 mijë vota”, ka thënë ajo.
Nëna e Lumit ka folur edhe për lidhjen e djalit të saj me Kaderin brenda shtëpisë.
“Jemi të kënaqur kur ai është i kënaqur dhe njëherë nuk kanë plane për të ardhmen sepse është shumë herët”, ka thënë ajo.
Për më shumë detaje mund ta ndiqni videon më poshtë./Lajmi.
Shiko videon: