Pas tërmetit katastrofik, në këtë vend ndodh fenomeni i pazakontë që solli shkatërrime të mëdha (VIDEO)

Pas tërmetit vdekjeprurës në Japoni, u regjistrua edhe një fenomen tjetër që solli shkatërrime masive banesash.

Një video nga kamerat e sigurisë e publikuar nga BBC tregon momentin kur një grup njerëzish i shpëtuan një rrëshqitjeje masive në Wajima. Pamjet, të kapura në ditën e Vitit të Ri, janë realizuar pasi një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.6 ballë goditi vendin.

Të premten, ekipet e shpëtimit po luftojnë për të gjetur 242 persona që janë ende të zhdukur. Të paktën 94 persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani.

VIDEO