Gazetarja angleze Alice Taylor ka ndarë një lajm të mirë për jetën e saj.
Ajo është diplomuar në gjuhën shqipe. Gazetarja tha se për të provimi ishte pak i vështirë, pasi gjuhën shqipe e ka mësuar në mënyrë autodidakte, por arriti të merrte notën 7.
“Jam shumë e lumtur se para se të bëja provimin kisha shumë frikë se mendova se nuk do e kaloja. Por ia dola. E mora vetë jo me lekë. Pagova vetëm tarifën 5 mijë lekë”,-tha gazetarja e Euronews Albania.
E pyetur se çfarë kishte më të vështirë në test, Taylor tha se shkrimi i gjuhës shqipe është shumë i vështirë për të pasi ajo e ka mësuar vetë këtë gjuhë, jo me mësues apo me kurse private.
“Unë kuptoj dhe flas shumë mirë në përgjithësi, por gramatika është e vështirë, unë kam shokë e shoqe shqiptare që nuk e dinë gjuhën shqipe. Kështu që provimi i gjuhës shqipe ëhstë i vështirë për studentët e huaj”,-tha Alice Taylor.