Në emisioni Kojshia Show edhe këtë javë ishte një temë interesante. Bëhet fjalë për temën e “Pajtimit të gjaqeve sipas Kanunit”, ku të ftuar ishin dy pleqnarë nga Rugova e Pejës, Rrahman Lajçi dhe Isa Muriqi.
Ata në këtë emision komentuan edhe vrasjen e Liridona Ademajt, për të cilën tashmë ndodhen në paraburgim katër persona, përfshirë edhe burri i saj Naim Murseli.
Ata treguan se me Kanun është e ndaluar të vriten gratë. Pleqnarët treguan se si e parasheh Kanuni dënimin e atij që e vret gruan.
Pleqnarët thanë në emision se do të shkojnë në familjen e Liridona Ademajt për të qelë besën.
Për më shumë, shikoni videon e më poshtme nga minuta e 25:00.