Duket paradoksale por është e vërtetë… Megjithëse prej 20 vitesh Dashurije Nofulla përhap dritën e dijes tek fëmijët e fshatit Rodokal të Mokrës, për fat të keq mësuesja është bërë objekt i bullizimit.
Çdo ditë ecën në këmbë për orë të tëra për të mbërritur në shkollën 9-vjeçare ku jep mësim, pasi shoferi i furgonit të fshatit nuk pranon ta marrë atë. Pavarësisht kësaj pengese, mësuese Dashurije qëndron e fortë për të çuar deri në fund qëllimin që ka, dhënien e dijes. Por fati kishte rezervuar diçka akoma dhe më të rëndë për 47-vjeçaren.
Ishte 26 nentor… Atë ditë ku po organizohej festa e flamurit, Dashurije Nofulla u nis si cdo mengjes heret për në shkollë për te festuar me nxenesit e saj. Pasi eci disa minuta, në vendin e quajtur Zall, shoferi që çdo ditë e bullizonte, kishte harruar portobagazhin e furgonit hapur, i cili godet mësuesen tek krahu duke e përplasur në tokë dhe duke i shkaktuar plagë të shumta ne trup.
Ndërsa thërriste për ndihmë, pak metra më tutje, ajo pa se edhe disa nga fëmijët që ndodheshin në furgon kishin ren dhe ishin aksidentuar. Mesuesja dhe nje nga nxenesit qe ishte plagosur me rende u dërguan në spitalin e Prrenjasit, ku morën ndihmen e shpjet.
Shendeti i mesuese Dashuris sot nuk eshte fort i mire, askush nuk u denua për ngjarjen, por ajo që e shqetëson më shumë është se 47-vjeçarja vazhdon të bullizohet dhe vazhdon të udhëtojë çdo ditë orë të tëra në këmbë për të arritur në shkollë, pasi shoferi i furgonit nuk e lejon që 47-vjeçarja të udhetojë si kolegët e saj për punë./shqiptarja.com