Gashi i reagon Bislimit: E ke pranu aktin e tradhtisë kombëtare me këtë ‘super Zajednicë’

Analisti politik, Astrit Gashi ka kritikuar ashpër zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, duke theksuar se me pohimin e pranimit të një “super Zajednice” ka pranuar edhe aktin e tradhtisë kombëtare.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur me draftin e Asociacionit i dorëzuar nga emisarët në dialogun me Serbinë, ka deklaruar se Rezoluta 1244 përmendet diku në draft, por ka lënë përgjegjësinë për këtë te ata që sipas tij, e kanë hartuar draftin.

“Por nëse kjo që po e bëjmë tani ose na është prezantuar tani qenka super Zajdenicë, ku është problemi te [presidenti serb] Vuçiq, i cili po thotë se nuk po e dua këtë super Zajednicë por po e dua atë Zajdenicën e Isa Mustafës”, ka shtuar Bislimi për Radio Televizionin e Kosovës.

Në këtë kontekst, analisti politik Astrit Gashi ka akuzuar Bislimin për akt të tradhtisë kombëtare dhe ka vënë në dyshim dinjitetin dhe profesionalizmin e tij.

“Gjithmonë u kon kjo që tradhtari më i madh i ka quajtur krejt tradhtarë të tjerët. Ky vet po e pranon, nëse thotë kështu unë po i them Besnik Bislimit që ti e ke pranu aktin e tradhtisë kombëtare ndaj Kosovës me këtë SuperZajdenicë. Shiko se çfarë po thotë tash, – “Kjo që po bëjmë tani ne”-  pra po thotë tani ne nuk po thotë nuk po e bëjmë ne, dhe pse e quaj unë këtë tradhti sepse Glauk Konjufca e ka thënë kush e bën Asociacionin është tradhtar”, ka deklaruar Gashi në Debat Plus.

Gashi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përfshirjen e Bislimit në dialog me Serbinë, duke e quajtur një gabim të rëndë.

“Kjo është e ulët, kjo tregon një njeri që nuk ka kurrfarë dinjiteti as profesional as njerëzor i cili donë ta bjerë Serbinë në Kosovë dhe të iu thotë atyre që nuk janë në pushtet ju e keni sjellë, pra kjo është logjika, kjo është pjesa më e ulët që mundet me hy një politikan kemi parë çka do por prej Rrahman Morinës deklaratë më të fëlliqur politike nuk kam parë. Dhe unë nuk befasohem prej këtij njeriu por nga Albin Kurti. Që i ka lënë gjysmën e Qeverisë këtij njeriu dhe e ka shti në dialog një njeri që nuk merr vesh gjithë çfarë ka të bëj me Serbinë”, ka deklaruar Gashi.