Nuk ka më vend për dyshime! Teksa pak ditë më parë ju bëmë me dije se edicioni i tretë i ‘Big Brother Vip 3’ do të nisë në Janar, tashmë është konfirmuar edhe data.
Sipas Vip Magazine, edicioni i tretë i ‘reality-show’ do të nisë më datë 13 Janar, ditë e shtunë. E teksa prej kohësh përflitet se kush do të jetë prezantuesi, i njëjti burim bën me dije se këtë vit formati i njohur i është besuar Ledion Liços në moderim.
Ky sezon do të vijë me një koncept tërësisht ndryshe që nga ambientet e rinovuara të shtëpisë e deri tek banorët që do të marrin pjesë./albeu.com