Situata në Big Brother VIP Albania është ndezur sërish pas debatit të mbrëmshëm,
ku Ledion Liço dhe opinionistët Arbër Hajdari e Neda Balluku akuzuan Rozanën dhe Laertin për një “lojë dyshe”.
Kjo ka sjellë reagime nga publiku dhe ish-banorët, mes të cilëve edhe fituesi i Big Brother Albania 3, Jetmir Salaj.
Në një seri postimesh në Instagram, Jetmiri shprehu hapur mbështetjen për Rozanën dhe Laertin, duke i quajtur ata “artistë të kompletuar” dhe “qytetarë të ndershëm”.
Ai e konsideroi një nder dhe kënaqësi që shoqëria ka njerëz si ata, duke lënë të kuptohet se nuk pajtohet me mënyrën se si ata po sulmohen brenda shtëpisë.
Por mesazhi i tij nuk u ndal me kaq. Në një tjetër Story, Jetmiri theksoi se dyshja po përpiqet të mbijetojë përballë mllefit, paragjykimeve dhe propagandës kundër tyre. Ai i mbrojti duke thënë se ata po luajnë me sedër dhe karakter, dhe se akuzat për “lojë dyshe” nuk janë të drejta.