Italia nuk e konsideron proces të zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit, por një ribashkim të Europës. Kështu deklaroi kryeministrja italiane, Xhiorxhia Meloni gjatë vizitës zyrtare në Serbi, ku pati takime me presidentin serb Aleksander Vuçiç.
“Unë mendoj se Evropa nuk është një klub në të cilin dikush vendos se kush është evropian dhe kush nuk është evropian, është historia dhe gjeografia që vendosi se kush është evropian. Evropa nuk mund të thuhet se është vërtet e bashkuar derisa Ballkani Perëndimor të ketë hyrë në familjen evropiane të kuptuar si një institucion.”
Meloni në konferencën e përbashkët me Vuçiç u shpreh se ajo që duhet të bëjnë institucionet evropiane është një proces serioz, sa më shpejt që të jetë e mundur, për të garantuar këtë ribashkim, veçanërisht në kontekstin shumë kompleks ndërkombëtar.
Kryeministrja italiane ka theksuar se se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është një rrugë që ne duhet të ndiqet nga Italia dhe shtetet e tjera, sepse është thelbësore për t’i garantuar këtij rajoni, rrjedhimisht edhe të gjithë Evropës, siguri më të madhe dhe më shumë rritje ekonomike.
Në takimin me Vuçiç, Meloni ka disktuar veç bashkëpunimit ekonomik dhe për luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Italia kohët e fundit firmosi një marrëveshje me Shqipërinë për ngritjen e qendrës së pritjes në Gjadër të Lezhës për emigrantët e paligjshëm.
Tv Klan