Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, ka folur për përjetimet e saj nga moment kur ka e ka lënë shtëpinë.
Ajo, në Big Talk Kosova, ka theksuar se ka pranuar kërcënime nga persona që nuk e kanë bërë të ditur identitetin e tyre.
“Pas daljes menjëherë nuk jam ndjerë mirë sepse kam marrë shumë mesazhe kërcënuese prej profileve fallco në Instagram për këtë arsye as nuk kam dalë dhe kam ikur drejt në Stamboll”.
“Nuk e di nga kush qenë ato mesazhe, kanë qenë shumë fjalë të rënda dhe i kam lajmëruar menjëherë në polici”, ka thënë Vllasaliu.