Ermal Fejzullahu ka qenë i ftuari i radhës në “S’e luan Topi”, ku ka ndarë më shumë detaje rreth jetës së tij perosnale dhe projekteve të tij.
Gjithashtu, Ermali nuk ” i shpëtoi” lojës së moderatorëve Erjola Doci e Ronaldo Sharka, ku duhet të jepte një koment për disa nga personazhet publikë më të lakuar të muajve të fundit.
Kështu, Ermali ka komentuar disa personazhe si: Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Megi Pojani e Luana Vjollca. Ja çfarë tha ai:
Për Luiz Ejllin: “E kam përkrahur në BBV. Ka qenë një lojtar shumë i fortë. Është një artist shumë i mirë. I uroj shëndet dhe sukses.”
Për Olta Gixharin: “Nuk e njoh shumë, si aktore kam qejf me e pa te filmi “Në kuadër të dashurisë”. Duket që është karakter më vete.”
Për Luana Vjollcën: “E bukur, punëtore, energjike. Sa herë kam qenë te emisioni i saj, ka qenë një energji e paparë. Luftëtare për sukses.”
Për Megi Pojanin: “Megi është shumë atraktive. Çdo gjë që bën, është shumë interesante.”