Sylvinho: Ndeshja më e vështirë ndaj Çekisë, Asani lojtar shum i fortë!

Trajneri i Kombëtares sonë, Sylvinho dha një një intervistë për emisionin “Opinion” në lidhje me ecurinë fantastike dhe kualifikimin në Europianin “Gjermani 2024”, në vendin e parë në Grupin.

Braziliani theksoi se është një emocion i veçantë arritja e kualifikimit dhe vendi i parë në grup. Më tej tekniku brazilian tha se fryma e grupit është çelësi kryesor i suksesit të Kombëtares, ndërsa deklaroi se të gjithë kundërshtarët në finalet e Europianit janë të fortë.

Barazimi me Ishujt Faroe – “Ne kemi konsumuar shumë energji me Moldavinë dhe kur u sigurua Europianin më pas nuk ishte e thjeshtë. Festuam shumë. Koka e futbollisti, jemi qenie njerëzore. Ju e dini se çfarë është Kampionati Europian.

Ju e keni parë festën që u organizua, shumë e bukur. Nuk mungonte asgjë.

Për ta mbyllur mund ta kishim bërë edhe një fitore, por nuk është e thjeshtë të menaxhosh kokën e futbollistit në një atmosferë të tillë. Mos të harrojmë se kjo është hera e dytë që shkojmë në Europian. Duhet ta imagjinosh ndjesinë e futbollistit kur shkon të flejë një natë më parë, nëse nesër fitojmë apo barazojmë ne do të jemi në Europian. Unë kam fjetur 2-3 orë, nuk është e thjeshtë.

Kemi bërë një garë të fortë, por kemi dhënë shumë edhe është e drejtë. Ne kemi dy ndeshje miqësore në mars dhe një ose dy para se të shkojmë në Europian. Për një Kombëtare nuk ka kohë. Ti duhet të punosh që të fitosh. Sigurisht pas tre ditësh disa futbollistë mund të jenë dhe të lodhur, kështu që duhet të mendojë dhe për ndryshimet më pas. Grupi është ky, 80 apo 90 %. Ka edhe disa muaj dhe duhet të presim deri në fund. Broja është një lojtar i veçantë, ka pësuar një dëmtim të rëndë. Ai duhet të ketë dy ose tre muaj të qetë që të rifutet në lojë. Është një lojtarë klasi. Kam folur më të dhe ai është gati për Kombëtaren në çdo rast”.

Fryma e grupit – “Është diçka shumë e bukur. Kemi futbollistë të fortë, por i vetëm nuk ja del dot, çdo gjë arrihet në grup dhe ata e kanë kuptuar këtë gjë. Duke punuar, zbuluam edhe lojtar si Jasir Asani.

Gjëja e parë që i thashë Presidentit kur pranuam ofertën ishte që duhet të jetoj në Tiranë sepse këtu zhvillohet puna.

Ka qenë një gjë e jashtëzakonshme. Federata na jep mundësinë për të punuar, ne punojmë 6-7 orë në ditë dhe analizojmë çdo gjë.

Unë si futbollistë kam qenë mëngjarash dhe më pëlqejnë shumë lojtarë të tillë, si Asani apo Muçolli. Nuk kishim një lojtarë të tillë dhe kam parë rrugëtimin e Asanit te Partizani, në Hungari dhe Korenë e Jugut.

Është një lojtarë shumë interesant. Ne e kontaktuam dhe ai u përgjigj menjëherë. Për mua Asani nuk ishte një surprizë.

Pasi e pashë për herë të parë në stërvitje dhe në ndeshjen me Poloninë kuptova se ishte një lojtarë shumë i fortë. Mitaj është një lojtar i madh dhe falënderoj Alban Bushin, pasi është zbulim i tij. Berat Gjimshiti do të jetë kapiteni jonë në Europian”. tha ai.