Zvicra dhe Kosova kanë luajtur mbrëmë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese ‘Euro 2024’.
Ndeshja është zhvilluar në Basel, ndërsa stadiumi ka qenë i mbushur pothuajse krejt me shqiptarë.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1:1, duke bërë që Zvicra të kualifikohet në Evropian, ndërsa Kosova edhe zyrtarisht mbet jashtë ‘Euro 2024’.
Kjo ka nxitur reagimin e analistit, Nexhmedin Spahiu. Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shqiptarët i ka quajtur tradhtarë, raporton gazeta10.
Spahiu ka kundërshtuar ashpër të gjithë ata që përkrahin një shtet tjetër, ndërsa jetojnë në një shtet tjetër.
“Shqiptarët tradhtarë gjithandej. Në Kosovë e hajnë bukën e Kosovës e bëhen me Shqipërinë, në Zvicër hajnë bukën e Zvicrës e anojnë për Kosovën”, ka shkruar Spahiu.
“Mos tradhtoni vendin që ju ushqen”, përfundon shkrimi i tij në Facebook.