Në emisionin debativ “Zanat” është diskutuar për feneominin e “Big Brother”-it mes te ftuarit Visar Ymeri, analist politik dhe paneltisteve të përhershme.
Gjatë diskutimit Ymeri ka denoncuar rastet kur pjesëmarrësit e “reality shows” të tillë pa asnjë talent dhe pa ndonjë profesion, sipas tij, po kthehen në personazhet më të pëlqyera dhe me të ndjekura në vend.
“Çka jem tu bo na so shoqni, që i vlerësojmë qito gjëra”, ka thënë Ymeri ndër tjera.
“Për mu, kjo është personale, nuk kisha pasë qef që personazhe të illa të kthehen në shembull për fëmijët e mi”, shtoi Ymeri .
E teksa analistja Aulona Mehmeti i ka aporvuar komentet e Ymerit, ka reaguar analistja dhe këngëtarja Ana Kabashi.
Ajo i’u është kundërpërgjigjur përmes shembullit të banores së “Big Brother VIP Kosova”, Edona James, duke shpejguar se kjo e fundit po i minimizon paragjykimet ndaj kësaj kategorie të shoqërisë.
“Çka nëse fëmija jotë lind femën e ndihet mashkull?” – pyeti Kabashi.
Për me tepër video e plotë më poshtë: