Vazhdon përplasje e ashpër mes LDK’së dhe PDK’së në Vushtri, Asmablisti: Feriti i paaftë për gjithçka!

Përplasja mes LDK’së dhe PDK në distancë, ka filluar të ashpërsohet me të madhe, transmeton portali rajoni.org.

Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri, Shkelzen Xhaferi, nëpërmjetë një statusi në rrjetin socil “facebook” ka shkruar së kryetari Idrizi, ka nevojë për këshilltarë politik pasi që sipas tij, në mungesë të tyre po i hyjnë në punë reagimet e LDK’së në Vushtrri.

“Pas reagimit tonë, Komuna e paska shpallë thirrjen për aplikim për fermerët lidhur me subvencionimin me 0.05cent për litër qumësht. Siç duket Feriti ka nevojë për këshilltarë politik e në mungesë të tyre po i hyjnë në punë reagimet tona.  Shpresojmë që thirrja të vazhdoj edhe për gjashtëmujorin e dytë, pa pasur nevojë për t’ja rikujtuar”, ka shkruar Xhaferi në facebook.