E rende, rrihet keq kengetarja kosovare, dalin pamjet e renda

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka marrë vëmendje të madhe, ku pretendohet se influencuesja e njohur kosovare në TikTok dhe këngëtarja, Adriana, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Pamjet kanë nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, ndërsa në rrjete sociale po diskutohet gjerësisht për atë që dyshohet se ka ndodhur. Në video pretendohet se Adriana është rrahur nga bashkëshorti i saj, megjithatë ende nuk dihen të gjitha rrethanat e rastit.

 

Videoja po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka ngjallur shqetësim te ndjekësit e saj. Deri më tani nuk ka detaje të tjera të konfirmuara rreth rastit, ndërsa pritet të ketë më shumë informacione lidhur me atë që ka ndodhur.