Monedha apo paraja e mbretit iliro-shqiptar ‘ΒΑΡΓΥΛ’ i nxjerr sërish bojën gjuhës greke

Aleksander HASANAS

Kjo monedhë është e shkruar pastër, qartë në gjuhën shqipe, pra sërish këtu na duhet të bëjmë një krahasim me gjuhën e quajtur “greke” ashtu siç kemi shpjeguar edhe në monedha të tjera, në rast se shkrimi mbi monedhën e të mirënjohurit ‘Mbretit Bardhyl’ do lexohej nga greqishtja {β=v} atëhere i bije se Bardhyli na ishte quajtur ‘Vardhyl’ gjë e cila bije ndesh nga vet shkrimet më të lashta mbi këtë Mbret të njohur, madje me një emër krejtësisht të qartë nga gjuha shqipe: i Bardhi/yll = Bardhyl.

Eshtë gjuha greke tepër e re në moshe e cila solli devijime dhe përshtatje të tilla mbi emërtime të ndryshme ashtu si edhe në rastin e emërtimit: BASYL = Vasil. Njëjtë bije ndesh kjo gjuhë fantazmë edhe me emërtime të tjera të mbretëve ilir: Bato, Bal, (Ballai) ashtu si nuk mundet dot ti lexojë e ti emërtojë kishat e mëdha romake ‘Basilica’, e ti quaj ato ‘Vasilica’ etj.

Në shek. IV p.K., Bardhyli e rrëzoi mbretin më të parë Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinë e tij, që e kishte qendrën rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anë të kryengritjes, i përkrahur nga shumë luftëtarë, të cilët e mbështetën, meqë ai ishte i paanshëm.

Politika e shtetit ilir gjatë gjithë kohës së dinastisë së Bardhylit pati si qëllim përfshirjen nën sundimin e vet edhe të atyre tokave të banuara nga ilirët që ishin të pushtuara nga maqedonasit. Për t’i çliruar këto toka, Bardhyli mundi tre mbretër maqedonas dhe i detyroi t’u paguanin ilirëve tribut vjetor.

Në vitin 360 p.K., kur maqedonasit u përpoqën ta ndryshonin këtë gjendje me luftë, mbetën të vrarë 4000 maqedonas, së bashku me mbretin e tyre, Perdikën. Për të dobësuar ndikimin e maqedonasve në kufijtë jugorë të tyre, në Epir, enkelejtë lidhën aleancë edhe me tiranin e Sirakuzës. Vetëm kur Maqedonia, me në krye Filipin II, arriti të shuante grindjet politike në vend, pozita e ilirëve ndaj fqinjëve lindorë u dobësua.

Në vitin 359 p.K., Bardhyli, edhe pse në moshë 90-vjeçare, u vu në krye të ushtrive ilire dhe përballoi sulmet maqedonase, të cilat më në fund e detyruan të lëshonte të gjitha qytetet që më parë i kishte pasur Maqedonia në varësi. Pasardhësit e Bardhylit vazhduan këtë politikë, por ata nuk arritën të çliroheshin plotesisht nga varësia maqedonase.