Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të bëjë ç’është e mundur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Kreu i shtetit turk mbërriti në Beograd për një vizitë zyrtare, ku u prit me nderime ushtarake, ndërsa në krah i qëndronte homologu serb, Aleksandar Vucic.
Mediat serbe pretendojnë se Erdogani ka theksuar që arritja e një marrëveshjeje Prishtinë-Beograd, e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët, do të merrte dhe mbështetjen e Ankarasë.