Studiuesit besojnë se kanë zbuluar provën e parë në histori, që tregon se një person mund të ketë mbetur viktimë e rënies së një meteori. Mendohet se miliona meteorë godasin çdo ditë atmosferën, por shumë pak prej tyre mund të arrijnë deri në Tokë.
Që prej vitit 1988, NASA ka zbuluar 822 objekte qiellore, mjaft të mëdha, të cilat pas shpërthimit në atmosferë mund të shkaktonin rënien e mbeturinave të meteorëve në planetin tonë. Shkencëtarët besojnë se nëse kjo gjë ndodh, do të shkaktoheshin shumë viktima.Studiuesit përshkruajnë se kanë zbuluar tre
dorëshkrime, të shkruara në turqishten osmane, që u nxorën nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit të Turqisë. Dokumentat janë përkthyer vetëm kohët e fundit, në një arkivë dixhitale. Mes tyre, ndodhej prova e parë e rënies së një meteori në një fshat të vogël, i cili ka shkaktuar viktimën e parë në histori.
Në vitin 1888, meteori është parë për rreth 10 minuta të binte nga qielli dhe mbeturinat e tij kanë rezultuar në vd ekjen e një banori të fshatit. Autoritetet lokale kanë shënuar gjithashtu dëmet e shkaktuara në fshat, të cilat janë në përputhje me valën goditëse të meteorit dhe zj arrit që shkakton ai.