“Bëhu hero”,Alfred Visha ndërroi jetë në Gjermani pasi ra nga skela, 3 fëmijët e tij kanë nevojë për ndihmën tonë

Alfred Visha, i cili mbeti i plagosur pas shembjes së skelës në Gjermani, ndërroi jetë më 9 nëntor 2023, pas 10 ditësh në spital.

Si pasojë e shembjes së skelës humbën jetën edhe 4 shqiptarë të tjerë.

Sakaq, familja e Alfredit, i cili la pas gruan dhe tre fëmijë të mitur bën thirrje për ndihmë. Përmes një llogarie në GoFundMe i kërkojnë çdo shqiptari të japin ndihmën e tyre për fëmijët dhe gruan e Alfredit.

“Alfred Visha ishte një shqiptar si ne të gjithë, që po mundohej të krijonte një të ardhme për fëmijët e tij 10, 7 dhe 3 vjec duke punuar në Gjermani.