Emigrantët/ Scholz: Shqipëria në BE. Sfidat do t’i ndajmë bashkë!

Kancelari gjerman Olaf Scholz foli sot për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, për emigrantët ndërsa Bashkimi Evropian përpiqet të frenojë imigracionin e paligjshëm.

“Keni parasysh se Shqipëria do të jetë shumë shpejt, sipas mendimit tonë, anëtare e BE-së, duke nënkuptuar se po flasim për çështjen se si mund t’i zgjidhim bashkërisht sfidat dhe problemet brenda familjes europiane”, tha ai në një konferencë me gazetarët në Malaga, Spanjë.

“Marrëveshje të tilla janë të mundshme dhe ne të gjithë do ta shikojmë atë nga afër,” tha ai. Të hënën Roma ra dakord me Shqipërinë për ndërtimin e dy kampeve të pritjes dhe ndalimit për emigrantët që kapen në det.