Ky dhe nuk shitet! Ky dhe nuk blehet!
Aktori Çun Lajçi
Postimi i plotë:
Bahuni gur i këtij dheu!
Enver Robeli na e paska sqarua ket punën e festivalit të z.Lipa!
Edhe Hekurani, ministri, mbramë e sqaroi. Tani po del n’shesh lakmia, mashtrimi e përfitimi! Krahasimet janë të tepërta, apo, ma mirë me thanë: Provinces nuk i duhen krahasimet!
Kosova asht yst! Ajo ka edhe kur s’ka. Por, jo për ata që s’kan!
Tani po e citoj vetvetën: Ky dhe nuk shitet! Ky dhe nuk blehet. Ky dhe vetëm bekohet me gjak!
Kush e bekoi e kush e shiti, asht çështja?
Kush e bleu!
I forti, po dihet!
Komuna e ka me hile! E pse?
Ja pse!
A do të duhej të ma falte Teatrin pse unë p.sh, do ta organizoja nji festival botnor të teatrit me De Niron e Al Paçinon e ekstra të tjerë? Jo pesë ditë, po korrik e gusht, në Prishtinë e në Tiranë.
E shihni hilen time dhe interesin e Komunes? E shihni se si mashtrohet Kosova nga ata që rrinë Metropoleve?
Po e përfundoj me citatin tim:
Bahuni gur i këtij dheu që t’mos iu thyej askush!
Por jo! Dikush u ba tokë e shitune !
P.S
Mos mendoni se jam kundër festivaleve, se jam rritë nëpër festivale filmash e teatrosh në atë dreq Jugosllavie, po jam kundër zhvatjes e rrjepjes se lëkurës kosovare!