Një incident shqetësues është regjistruar në Novi Pazar kur disa persona sulmuan një tiktoker të njohur vendas i njohur si Emir B.
Incidenti i ndodhur në një kafene në rrugën “Relje Krilatice” në këtë qytet, tërhoqi shpejt vëmendjen e publikut pas videos së sulmit. filloi të përhapet nëpër qytet, përcjell INA.
Një nga sulmuesit është inspektor policie, ndërsa një tjetër me dosje kriminale.
Sipas informacioneve të disponueshme, i riu u bë shënjestër e sulmeve pasi postoi një video në Tiktok në të cilën ofendonte çetnikët, duke treguar shqiponjën shqiptare.
Ai akt shkaktoi reagime të ashpra te disa qytetarë, të cilat kulmuan me një sulm fizik ndaj Emir B., tiktoker i njohur, ku sipas informacioneve jozyrtare për momentin,është ndaluar I.M, pjesëtar i policisë së Novi Pazarit dhe një person i njohur më parë për autoritetet për disa veprave penale.
Shqetësimi është në rritje për faktin se dhuna ndaj të riut ka filluar të shihet në disa qarqe si një akt heroizmi, që nënkupton një problem serioz të tolerancës ndaj dhunës dhe ekstremizmit. Priten veprime konkrete nga organet kompetente, përfshirë policinë dhe institucionet e drejtësisë, për zbardhjen e ngjarjes, vënien para drejtësisë të autorëve dhe ndalimin e përhapjes së mëtejshme të urrejtjes fetare dhe kombëtare.
Sipas informacioneve që kemi marrë, mëngjesin e sotëm janë ndaluar I.M., pjesëtar i Policisë së Novi Pazarit për keqpërdorime dhe tortura, dhe tiktokeri Emir B., për nxitje të urrejtjes fetare dhe kombëtare, ndërsa personi i tretë është në kërkim intensiv.(INA)
Shiko videon KËTU