Opozita u merr karriget, mazhoranca në këmbë! Kaos e përplasje në Kuvendin e Shqipërisë: O Xhemal, na vrave (Video)

Mes kaosit dhe tensioneve është zhvilluar seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Ashtu si në seancën e kaluar ka pasur tentativa për përplasje fizike mes deputetëve socialistë dhe atyre demokratë.

Deputetët e Partisë Demokratike u kanë marrë karriget deputetëve, përfshirë edhe atyre të PS, dhe i kanë grumbulluar në foltoren e Kuvendit.

Kësisoj që kur Parlamenti ka nisur punimet deputetët e mazhorancës qëndruan në këmbë.

Por deputeti socialist Xhemal Qefalia u përplas fizikisht me deputetët e PD, Xhelal Mziu dhe Edmond Spaho teksa tentuan t’i merrnin karrigen. Për të mos e lejuar Qefalia shtyhet fillimisht me Xhelal Mziun. Ndërkohë që teksa largohet ai përplaset fizikisht dhe me deputetin Edmond Spaho.

Në video dëgjohet deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila i kërkon deputetit socialist të mos qëllojë.

“Na vrave o Xhemal, mos qëllo”- dëgjohet të thotë Zhupa.