Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar seancën e Kuvendit të thirrur nga AAK-ja në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave. E për këtë është shprehur kritikues deputeti Haki…
Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar seancën e Kuvendit të thirrur nga AAK-ja në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.
E për këtë është shprehur kritikues deputeti Haki Abazi, sipas tij se a vijnë ose jo deputetët në sallë, vendos Dejona Mihali.
“Dalin njerëzit në zgjedhje demokratike, i japin votën deputetëve, dhe në fund këtë deputetë nuk kanë absolutisht asgjë të bëjnë me vendimmarrjen, sepse Dejona Mihali iu tregon atyre se kur me ardhë ne seancë dhe qysh me u sjell”, tha ai.
Sipas tij Mihali ka tre “altoparlantë”.
“Një popull që për 100 vite ka qenë i pushtuar prej serbëve, prej 89’ës ka heqë të zi të ullirit për me vendos demokracinë këtu, ka lind heronj e heronj, vjen në përfundim të derivimit të demokracisë që D.M mi kallëzu kush me qenë në seancë dhe kush mos me qenë. A e kuptoni ku e keni sjell vendin, Dejona Mihali i ka tre altoparlantë këtu: Mimoza Kusari, Armend Mujën dhe këtë djalin e Lipjanit që vjen këtu”, u shpreh ai.