Hoxhë Fadil Musliu i tha Pajazit Jasharit- një nga themeluesit e lëvizjes për “braktisjen vullnetare të fesë islame”, se “krejt po keshin me juve”.
Gjatë debatit në “Pressing” në T7, ai i tha Jasharit, “jeni bo për me kesh”.
“Po keshin krejt me juve, jeni bo për me kesh. Ku të rrish në kafeteri, nëpër shtëpija, nëpër ndeja e ahengje, krejt po keshin”, tha Musliu në Pressing.