Gazetarja filmohet gabimisht gjysmë e zhveshur me kolegun në dhomën e hotelit, po raportonin për ndeshjen Argjentinë – Ekuador

Gazetarja sportive, Romina Riera, ka folur përmes rrjeteve të saj sociale për videon e bërë virale dhe në të cilën është përfshirë.
Romina Riera, gazetarja e re sportive ekuadoriane u bë virale këtë të enjte pasi u shfaq aksidentalisht me një peshqir në një dhomë hoteli në Buenos Aires në Argjentinë ku kishin shkruar për të raportuar për ndeshjen Argjentinë – Ekuador, shkruan Lajmi.net.

Gjithçka ndodhi kur kolegu i saj, Juan Francisco Rueda, gjithashtu një reporter sportiv, po transmetonte drejtpërdrejt nga dhoma e tij e hotelit teksa gabimisht e filmoi Rominën gjysmë të zhveshur, me të cilën ndante një dhomë.